​Barcelona sapo ka konfirmuar lajmin trishtues për tifozët e saj

Barcelona së fundi ka konfirmuar se sulmuesi Ansu Fati nesër do t’i nënshtrohet operacionit pas lëndimit që e pësoi gjatë ndeshjen kundër Real Betisit.

“Lojtari i ekipit të parë Ansu Fati do t’i nënshtrohet operacionit nesër për dëmtimin e meniskut në gjurin e majtë. Procedura do të kryhet nga Dr. Ramon Cugat nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të klubit. Pasi të ketë përfunduar kjo ndërhyrje, një komunikatë e re do të sigurohet me informacione mbi rezultatet dhe kohën e përafërt të rikuperimit të lojtarit.”, thuhet në komunikatën e “Blaugranëve”

Ansu Fati luajti pjesën e parë të ndeshjes Barça – Betis, dhe ishte shumë aktiv. Këtë sezon, sulmuesi i ri i Barças ka luajtur 10 ndeshje, 7 në kampionat dhe 3 në Ligën e Kampionëve. Në total Ansu ka luajtur 596 minuta këtë sezon, në të cilin ai ka arritur të shënojë pesë gola dhe të sigurojë dy asistime.

Një operacion i tillë zakonisht i mban lojtarët për disa muaj jashta fushës.