​Aksidentohen dy vëllezër shqiptarë në Kroaci

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në Kroaci, në pjesën afër kufirit me Serbinë.

Pasi humbi drejtimin, vetura tipit Mercedes A3 shpërtheu në flakë, por që për fat të mirë, zjarrfikësit dhe emergjenca kanë qenë afër kësaj zone duke intervenuar me shpejtësi.

Bëhet fjalë për dy shqiptarë nga Bujanoci me qëndrim në Zurich të Zvicrës.

Vëllezërit M.Shabani dhe M.Shabani raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë. Të dy shqiptarët ishin transportuar në spitalin e Vinkovcit, ndërsa mbrëmë njëri nga të lënduarit është transportuar në një spital më të avansuar.

loading…