​17 viktima dhe 795 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2352 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 795 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 17 persona.

Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 236 në Tiranë, 58 Durrës, 52 Korçë, 51 Vlorë, 50 Berat, 42 Fier, 35 Krujë, 29 Pogradec, 27 Kukës, 20 Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë etj.

Aktualisht në tri spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2: 4 nga Durrësi, 3 nga Tirana, 2 nga Fieri, 2 nga Korça, 1 nga Skrapari, 1 nga Kuçova, 1 nga Gramshi, 1 nga Lezha, 1 nga Dibra, 1 nga Kavaja, nga mosha 37-vjeç deri në 86-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 33.556 raste, prej tyre 16.230 janë të shëruar, 16.610 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 716 pacientë.