​​Një muaj paraburgim për Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit një muaj ndaj të dyshuarve të “rastit të fajdeve”, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi.

Policia e Kosovës ka i ka arrestuar mbrëmë dy të dyshuarit për “rastin e fajdeve”, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve RR.H dhe K.R për veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve RR.H dhe K.R u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1.1 dhe paragrafi 1.2, pika 1.2.1,1.2.2 dhe1.2.3 të KPRK-së, ngase ekziston rreziku i arratisjes se tyre, po ashtu ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë. Gjykata ka vlerësuar se duke marr parasysh karakteristikat e tyre personale dhe sjelljet e tyre te mëhershme ekziston rreziku se të njëjtit mund të kryejnë vepra të njëjta apo të ngjashme penale.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.