​Cakaj dhe Kamberi: Bashkimi i faktorit shqiptar është parakusht i forcimit të tij në Luginë

Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë qëndrimit zyrtar në Luginë, ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, me të cilin ka thënë se kanë ndarë të njëjtën bindje, se bashkimi i brendshëm i faktorit shqiptar është parakusht i forcimit të tij atje.

Cakaj ka shkruar në Facebook se do të vazhdojnë me qasje të bashkërenduar e me bashkëpunim sistematik në të mirë të Luginës e shqiptarëve në përgjithësi.

“PO, PO: ka disa parti politike shqiptare, por duhet të ketë vetëm një faktor politik shqiptar në Luginë. Ne, ndërkaq, do të vazhdojmë mbështetjen e pakursyer me projekte konkrete për Bujanovcin, Luginën dhe shqiptarët në përgjithësi”, ka shkruar ai.