Futboll

Zyrtare: Ky është vendimi i Fenerbahçes për t’u larguar nga futbolli turk

Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç bëri deklarata të rëndësishme në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme.

Kreu i klubit foli për tërheqjen nga liga dhe finalen e Superkupës, e cila është planifikuar të luhet me Galatasaray në Şanliurfa.

“Ndërsa shansi ynë për kampionat vazhdon, le të luftojmë pa u lodhur deri në fund, të mos e lëmë fushën bosh, të luajmë ndeshjet e mbetura në ligë me ekipin e ri. Le të rishqyrtojmë tërheqjen nga liga në fund të sezonit. Tërheqje nga liga do të thoshte të hedhim të gjitha përpjekjet e këtij sezoni. Le të hedhim hapat më vendimtarë”, ka thënë ai.

“Ky opinion u bë shumë dominues, në vend që të tërhiqesh nga liga, kishte nga ata që thoshin të ngrijmë aktivitetet. Do të vazhdojmë të kemi probleme të ngjashme. Mendimi ishte që ligën ta vazhdojmë me ekipin e të rinjve dhe të shkojmë në Super Kupë dhe Evropë me ekipin A. Tani mendimi ynë për këtë çështje është pezullimi i aktiviteteve të futbollit”.

“Në të gjitha diskutimet tona, opsioni më pak i preferuar ishte tërheqja nga liga. Arsyeja këtu nuk është as ligjore dhe as sportive. Ne po e heqim këtë opsion nga tavolina deri në Asamblenë e Përgjithshme pas 3 muajsh”, shtoi më tej ai.

Duke u shprehur se kanë dy zgjedhje për finalen e Superkupës, Ali Koç vazhdoi: “Ka dy opsione: Të mos shkojmë fare në Superkupë ose të luaj me ekipin U19. Unë bëj sërish të njëjtën thirrje. Ju lutemi mos bëni plane udhëtimi dhe mos rezervoni bileta të Superkupës”.