VIDEO

VIDEO| Para mesnatës zjarrfikësit intervenojnë për të shuar zjarre në Suharekë, në terren edhe Muharremaj

Disa zjarre të qëllimshme kanë ndodhur në fshatin Budakovë të Suharekës.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

I pari i Suharekës ka shpërndarë edhe një video në të cilën shihet se ekipi i zjarrfikësve ka dalë në vendngjarja dhe është duke shuar zjarret. Ndërsa shihet se në terren bashkë me zjarrfikësit është edhe Muharremaj.

“Zjarre te qëllimshme në Budakovë. Zjarrëfikësit intervenojnë”, ka shkruar ai.