Vetёdorёzohet në polici i kërkuari për vjedhje të rëndë

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës dhe i dyshuari Vetёdorёzohet në polici.

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 04.12.2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar BLERON (Ali) GALANI, i cili kërkohej për veprën penale: “Vjedhje e rёndё”

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, i dyshuari me tё njejtёn datё ёshtё vetёdorёzuar nё Stacionin Policor Pejë. I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё