Veseli e lavdëron ministrin Ismaili për çmimet e barnave

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili nënshkroi sot Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale.

Më këtë udhëzim përcaktohet dhe rregullohet çmimi i produkteve medicinale për shitje me shumicë dhe pakicë në sektorin privat nga subjektet e licencuara, produkteve medicinale nga Lista e Barnave Esenciale, dhe produkteve medicinale nga Lista e Barnave të Rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Në anën tjetër, kryeparlamentari Kadri Veseli e ka quajtur arritje historike.

“Nuk ka gjë më të mirë se t’u gjendesh afër njerëzve në nevojë. Me vet faktin se ajo çfarë tha ministri, se mbi 10 milionë euro bashkëqytetarët tanë paguajnë për barna, kjo është një e arritur e cila mund të konsiderohet edhe historike, bashkërisht e të gjithëve, jo vetëm e ministrit, por edhe e juve të nderuar farmacistë. Kjo është një dëshmi se mund të bëjmë gjëra të mira kur jemi të vendosur, e kemi qëllimin të pastër dhe dimë si ta bëjmë këtë”, tha kryetari Veseli. /Ballkani.info