Kapiteni i Ballkanit

Thaqi e konfirmon largimin nga FC Ballkani: Faleminderit FC Ballkani, arritëm bashkë ta bëjmë historinë

Njëri nga futbollistët më të mirë të Ballkanit, Armend Thaqi edhe zyrtarisht më nuk është pjesë e skuadrës nga Suhareka.

Thaqi përmes një reagimi në Facebook ka konfirmuar largimin nga ekipi, derisa ka thënë se është shumë i lumtur që ishte pjesë e historisë së këtij klubi që në Kosovë viteve të fundit e ka fjalën kryesore.

Postimi i plotë i KF Ballkanit:

Faleminderit Suhareke

Faleminderit klubit Fc Ballkani ne krye me presidentin Arsim Kabashi dhe familjen e tij, faleminderit tifozeve Xhebrailat dhe gjithe qytetarve te Suharekes per mbeshtetjen.

Ne fund faleminderit bashklojtarve dhe gjith stafit teknik sepse pa te gjith bashke do ishin te pamundura keto suksese qe i arritem bashke duke shkurar histori fushe.

Faleminderit shume 🟠⚫️🥇🏆. /Ballkani.info