Arkansas

Të shtëna në një dyqan ushqimor në Arkansas, tre të vdekur e dhjetë të plagosur

Tre persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën nga disa të shtëna në një dyqan ushqimesh në Fordyce, Arkansas, tha Policia e Shtetit të Arkansas në një konferencë shtypi të premten.

Mes dhjetë personave të plagosur janë dy policë. Sulmuesi i dyshuar, i identifikuar nga autoritetet si 44-vjeçari Travis Eugene Posey, u plagos gjithashtu dhe u dërgua në paraburgim, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Posey, një banor në New Edinburg, pritet të akuzohet për tre akuza për vrasje kapitale, me akuza shtesë në pritje, sipas një njoftimi për shtyp të Policisë së Shtetit të Arkansas.