Tahiri: ​Hapi më i madh në fuqizimin komunave dhe zhvillimit ekonomik lokal ndodhi sot

Kordinatori Nacional për Zhvillimin e Reformave Shtetërore, Besnik Tahiri ka thënë se miratimi i Ligjit për Dhënin në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale, është hapi më i madh në fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal.

Tahiri ka thënë se deri tash komunat kanë qenë të bllokuara nga procedurat dhe pamundësia për t’ju ofruar investitorëve mundësi, por se me këtë ligj komunat kanë duart e lira të negociojnë dhe të paraqesin para investitorëve mundësitë për investime

“Qeveria, ka hapur prespektivë të re në këtë fushë janë mbi 50 vendime për bartje të pronës në funksion të zhvillimit dhe interesit publik. Karshi kësaj, zonat zhvillomore janë kthyer në potencial për Investime shembulli i parkut inovativ Gjerman në Prizren dhe Parkut Zhvillimorë Amerikan në Gjakovë dhe zonat e zhvillimit në komuna janë jo vetëm mundësi por hapa të sigurt në zhvillimin e qëndrueshum ekonomik të komunave dhe vendit”, ka shkruar Tahiri.

Ky është postimi i tij i plotë:

Hapi më i madh në fuqizimin komunave dhe zhvillimit ekonomik lokal ndodhi sot!

Miratimi i Ligjit për Dhënin në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale, është hapi më i madh në fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal.

Komunat, kanë qenë të bllokuara nga procedurat dhe pamudësia për t’ju ofruar investitorët mundësi, madje ata nuk kanë arritur të akomodojnë zhvillimin e infrastrukturës bazike (shkolla; spitale; palestra sportive etj) në interes të publikut.

Ky ligj, e kthen pronën komunale në potencial zhvillimorë, në mudësi për invstitorët dhe në interes të publikut. Tashmë, komunat kanë duart e lira të negociojnë dhe të paraqesin para investitorëve mundësitë për investime. Ligji, i hapë mudësi ndër-veprimit të komunës me akterët lokal, qofshin ata ofrues të shërmbimeve për publikun në emër të komunës, shoqërinë civile dhe akterët tjerë.

Qeveria, ka hapur prespektivë të re në këtë fushë janë mbi 50 vendime për bartje të pronës në funksion të zhvillimit dhe interesit publik. Karshi kësaj, zonat zhvillomore janë kthyer në potencial për Investime shembulli i parkut inovativ Gjerman në Prizren dhe Parkut Zhvillimorë Amerikan në Gjakovë dhe zonat e zhvillimit në komuna janë jo vetëm mundësi por hapa të sigurt në zhvillimin e qëndrueshum ekonomik të komunave dhe vendit.