Kosova

Plagosja e kryeministrit sllovak, vjen reagimi i parë nga Kosova

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, i cili u plagos të mërkurën teksa po takohej me mbështetësit e tij.

Gërvalla ka bërë thirrje që autorët e ngjarjes duhet të ndëshkohen.

“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar ajo në “X”.