Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se të mërkurën ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, I.H., për shkak të veprës penale “Rrezikimi i Personelit të OKB-së dhe i Personelit në Marrëdhënie me to”.

“Prokuroria Speciale, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit, I.H., për shkak të veprës penale ‘’Rrezikimi i Personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i Personelit në Marrëdhënie me to’’ nga neni 168 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së, pa dhënë detaje tjera.