Plagosja

Gjendja e tij është serioze: Raportohet se sulmuesi bërtiti “Robo eja këtu” para se ta plagoste kryeministrin sllovak

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur të mërkurën, derisa ka marrë plagë në barkë dhe dorë.

Incidenti ndodhi në qytezën Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratisllavë, sipas televizionit TA3, derisa raportohet se një i dyshuar ëstë arrestuar.

Ndërkohë“The Telegraph” raporton se sulmuesi ka bërtitur “Robo eja këtu” para se të niste gjuajtjen me armë.

Një burim po ashtu i tha mediumit që gjendja shëndetësore e Fico është serioze, megjithatë, aktualisht ai është jashtë rrezikut.

“Ka një plagë plumbi në bark dhe në dorë. Ai aktualisht është jashtë rrezikut. Do ta operojnë.” – ka thënë ky burim.

Agjencia e lajmeve TASR raportoi se Fico u qëllua para një ndërtese në qytezën Handlova, ku ishte zhvilluar një takim qeveritar.

Pasi u fut në veturën zyrtare me shpejtësi, raportohet se Fico u dërgua me helikopter në një spital lokal.