Pas dy edicioneve të kaluara te KF Flamurtari, trajneri i njohur dhe ish futbollisti, Sunaj Keçi, ka vendosur që të rikthehet te KF Llapi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi llapjan, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit. Aty, KF Llapi bëri të ditur se Keçi do jetë ndihmës trajner i Tahir Batatinës,
“K.F. Llapi njofton për marrëveshjen e arritur me trajnerin, Sunaj Keçi i cili rikthehet përsëri në shtabin teknik të trajnerëve. Keçi me përvojën e tij dhe punën e madhe që e bën, do jetë ndihmesë shtesë në vazhdimin e kampionatit.
Sunaj Keçi rikthehet tek KF Llapi pas dy edicioneve tek KF Flamurtari. Ai ishte ndihmëstrajner i klubit në edicionin 2016/17 dhe 2017/18, në të cilat klubi kishte arritur të jetë pjesë e finales së Kupës si dhe kampion vjeshtor i Superligës” – thuhet në njoftimin e klubit nga Podujeva.







