Devoll Oseku

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit që vdiq pas aksidentit të pësuar javë më parë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngushëlluar familjen e policit, Devoll Oseku i cili ndërroi jetë pas një aksidenti të pësuar javë më parë.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë, Devoll Oseku, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në telegramin ngushëllues të kësaj sindikate

Zyrtari policor ishte ishte aksidentuar me motoçikletë para disa javësh në fshatin Llukar të Prishtinës.