Silva pritet t’i bashkohet Lazios

Mesfushori spanjoll David Silva ka arritur marrëveshje me Lazion, shkruan “Il Corriere dello Sport”.

Raportohet se vëllai i Silvas ka vizituar qendrën sportive në Formello dhe se Silva ka pranuar ofertën e Lazios. Silvas ka kontratë me Cityn deri në fund të gushtit të këtij viti. Ai është në kërkim të një klbui të ri.

Raportohet se Silva është i kënaqur të luajë në Serie A, por kanë mbetur disa detaje për të zgjidhur rreth kontratës. Pritet të zyrtarizohet marrëveshja deri në fundjavë.

Silva 34-vjeçar ka luajtur për Cityn dhjetë vjet.