Real Madridi e mendon huazimin e sulmuesit serb

Real Madridi e ka kaluar plotësisht periudhën e vështirë të fillimsezonit dhe po bind me lojë e me gola.

I vetmi zhgënjim te “Los Blancos” mund të quhet Luka Jovic, sulmuesi serb i blerë për 60 milionë euro në verë dhe që në Madrid shihet si dështim total.

Në 291 minuta të luajtura ka shënuar vetëm një gol dhe drejtuesit e shikojnë zgjidhjen në largimin e parakohshëm të tij.

Ofertat për Jovicin nuk mungojnë dhe mundësia më e mirë do të jetë ajo e huazimit ose dhe e shitjes, por me të drejtë riblerjeje, pasi te Real Madridi i druhen një shpërthimi të sulmuesit në të ardhmen.