Reagon ish-luftëtari i UÇK’së: Në vitin 1998 sindikata e arsimit i hapi shkollat, unë isha edhe ushtarë edhe nxënës, merrni parasysh kërkesat e mësimdhënësve

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Kajtazi nga Drenica iu ishte bashkuar luftës më një pushkë gjuetie.

Për një kohë të gjatë, ai këtë gjë e kishte mbajtur të fshehur nga prindërit e tij, shkruan Ballkani.info.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka reaguar për grevën që po zhvillohet për afër dy javë nëpër institucionet arsimore dhe se duhet të merren parasysh kërkesat e mësimdhënësve.

Agroni ka kujtuar kohën kur gjatë kohës sa ishte në luftë shteti i Kosovës nga okupatori Serb u mbyllën shkollat dhe në vitin 1998 sindikata e arsimit në rrethana të jashtëzakonshme, kishte marrë vendim ti hap shkollat edhe pas fillimit të luftës.

Agroni në atë kohë, si nxënës i shkollës së mesme, përmes këtij statusi ka treguar se nga ora 7 e mëngjesit deri ne 11:30, kishte qëndruar në vijën e frontit dhe pastaj merrte rrugën për në shkollë nga ora nga 13:00 deri në 16:30.

Gjithashtu, Kajtazi kishte marrë pjesë në varrimin e të masakruarve në Izbicë, dhe deri në 7 varrë kishte hapur vetë ai. Pa aty njerëz të djegur e me kokë të prerë./Ballkani.info/

Ky është postimi i tij i plotë:

Se sa kishte fuqi, sindikata e arsimit, keshilli i mësimdhënies.Ju tregojë fuqin e tyre tani..! Ishte kohë lufte dhe shumë nxënës të shkollave të mesme, kishin rrok armët për ta luftuar armikun gjakatar.Ashtu keshtu shkollimi i mesëm, ishte mohu nga sistemi okupues i serbis, mesimet i zhvillonim ne shkollat fillore, ne shkolla të improvizuara, të ndjekur edhe nxënësit edhe profesoret dhe gjithë mesimedhenesit.Po kur krisi pushka në Drenicë dhe merrte hovë gjithandej Kosovës, pothuajse të gjitha shkollat në Drenicë i mbyllën.

Disa nga zonat në Drenicë ishin tashmë të lira, në mbrendesi të fshatrave ku kishte shkolla dhe ushtaret çlirimtar ishin të shumtë, aty ishte zonë e lirë, ndjehej frymë e lirisë.Unë kisha disa muaj ushtar i UÇK-së dhe natyrisht se isha nxënës i shkollës së mesme.

Sindikata e arsimit edhe pse në rrethana të jashtëzakonshme, kishte marrë vendim ti hap shkollat edhe pas fillimit të luftes në 1998-en.Unë nuk e di se kush e mori iniciativën të fliste dhe të dakordohej me eproret e UÇK-së, me shtabet e luftes, por në vijën e frontit, në pikën e Hotit në Jashanicë, me erdhi thirrja të vazhdojë shkollimin.

Nga ora 07 e mengjesit deri ne 11:30, qendoja në vijen e frontit, pastaj merrja rrugën për në shkollë, nga 13:00 deri në 16:30. Fillimisht në Turiqec, pastaj në Klladernicë.Shkoja me pushkë në shkollë, isha i detyruar ta lë pushken ne drejtorin e shkollës, të vijoja mesimnxenjen dhe po sa përfundonte mësimi, me pushkë në dorë, drejt në front.

Pra mësimdhënësit ishin më epror se eproret, me të fortë se lufta dhe komandantet.Unë do e përmend edhe me emër, drejtorin e atëhershëm, gjithashtu edhe bashkluftetar dhe bashkëfshatar, z. Fetah Kajtazi, qe shkollonte dhe udheheqte mësimin e shkollës në Klladernicë, aty ku dorezoja pushkën, sigurt, pa brengë dhe i urdheruar.

Lufta vazhdonte, mesimi vijonte, mesimedhenesit ishin më të fortë se gjithçka tjetër.Mos luani me Mesuesit.Mos luani me shkollat.

Nuk ja “qet” askujt, nuk ja ka “qitur” kurrë.

Me mesuesit, me shkollat dhe me kerkesat e tyre çdo herë.

Ata meritojnë çdo gjë, meritojnë dinjitet e respekt. A. K