KQZ

Publikohen raportet financiare, VV-ja me të hyra mbi 2 mln €, PDK-ja afër 1 mln e LDK-ja me mbi 700 mijë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka publikuar raportet e audituara financiare të partive politike për vitin 2023. 

javascript:window[“$iceContent”]

Sipas raportit të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për vitin 2023 kanë qenë 2,000,750 euro, ndërsa shpenzimet 1,384,154 euro.

Sipas raportit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pasur 951,483 euro të hyra, ndërsa ka shpenzuar 717,543 euro.

Ndërkohë të hyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në vitin 2023 kanë qenë 723,169 euro, ndërsa shpenzimet 431,824 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sipas raportit ka 280,000 euro të hyra dhe 268,016 euro shpenzime. 

Ndërsa Lista Serbe ka 314,348 euro të hyra dhe 295,917 euro shpenzime.

Sipas KQZ-së procesi i auditimit është kryer nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.