Prishtina mbërrin në Gjibraltar

Fituesja e kupës në futboll, Prishtina, të hënën gjatë ditës ka mbërritur në Gjibraltar, ku të martën mbrëma do të përballet ndaj Lincoln Red Imps.

Është kjo ndeshje që do të luhet në kuadër të parakualifikimeve të Ligës së Evropës, që për Prishtinën do të jetë hera e katërt.

Futbollistët e ekipit “bardhekaltër” dhe stafi me të mbërritur janë testuar në aeroport për koronavirus. Rezultatet pritet t’i marrin në mbrëmje, siç është njoftuar nga Prishtina.

Në testimin e bërë në Kosovë, te Prishtina nuk ka rezultuar asnjë futbollist i formacionit të parë i infektuar me COVID-19.

Prishtina në Gjibraltar ka udhëtuar e kompletuar dhe synon të kalojë në raundin kualifikues të Ligës së Evropës.