Armë

Po intervistohej nga Policia për kanosje, rahoveciani tregon se posedon edhe armë

Policia ia ka sekuestruar një armë pa leje me 78 fishekë një personi në Rahovec. 

I dyshuari po intervistohej në Polici për një rast kanosje dhe aty ka pranuar se posedonte edhe një armë. 

“Stacioni Policor në Rahovec, gjatë një interviste të një të dyshuar (mashkull kosovar i moshës madhore), lidhur me një rast të kanosjes, i njëjti ka pranuar se kishte një armë zjarri automatike në posedim të paautorizuar (pa lejet përkatëse ligjore)”, njoftoi PK-ja.

Në shtëpinë e të dyshuarit më pas policët kanë gjetur edhe armë automatike ilegale dhe 78 fishekët.