Po festonin fejesën në Greqi: E fejuara e re e yllit të Man City përfshihet në një përleshje me modelen e Instagramit

Një modele e Instagramit, Jhilleaf, ka pohuar se është përfshirë në një përleshje me futbollistin e Manchester Cityt, Ryad Mahrez dhe të fejuarën e tij të re, Taylor Ward, teksa ata po festonin fejesën e tyre në ishullin grek të Mykonos.

Jhilleaf ka thënë se ishin shoqëruesit e 23-vjeçares Ward ata që e nxitën rrëmujën, por kjo u mohua nga kjo e fundit, shkruan DailyMail – transmeton në shqip Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

Ward ka deklaruar se ishin grupi i Jhilleaf ata të cilët provokuan çiftin duke i sulmuar dhe duke i filmuar ata.

Në një video të shpërndarë në rrjet, Taylor Ward u bën thirrje grupit të Jhilleaf që t’i ndalnin xhirimet..