Personalja e fytyrave publike gjatë 2018-ës

Ana profesionale e këngëtarëve dhe njerëzve të cilët merren me art, kanë zgjuar shumë vëmendje të publiku.

Por, duke u bazuar me formën se si janë komentuar emrat dhe arsyet e komentimit nga ana e publikut, lirisht mund të themi se këto fytyra publike bujë bëjnë veç kur flitet për anën private të tyre, shkruan Ballkani.info.

Në vitin 2018 është një gjë shumë interesante që veçohet nga vitet tjera: Ata që u martuan në vitin 2017, u shtuan në vitin 2018.

Ballkani.info sjell disa nga ngjarjet kryesore që kanë ndodhur në personalen e VIP-ve.

Le të fillojmë nga lidhjet, martesat dhe ndarjet.

Një nga lidhjet e konfirmuara është ajo e Stresit dhe të dashurës së tij Keisit.

Seldi dhe Mimoza, dy këngëtarët shqiptarë filluan një romancë dashurie, e cila u zbulua më vonë nga mediat, duke u zyrtarizuar edhe me fejesë.

Por, Seldit dhe Mimozës nuk i eci dhe fakteqsisht çifti u ndanë, shkruan Ballkani.info.

E ndarë nga i dashuri është edhe Dafina Zeqiri. Ajo këtë gjë e konfirmoi përmes një fotografie të hedhur në Instastory, por, gojarisht nuk e tha kurrë.

Nga martesat, më e komentuara e vitit ka qenë dasma e Elitë dhe Gjikos. Çifti i dha fund beqarisë dhe me 21 shtator dashurinë e kurorëzuan me martesë.

Dasma e tyre u fol për disa javë dhe sot më nuk po e përmend askush, pasi çifti po pret të bëhen prindër për herë të parë dhe mediat po merren me barkun e fryrë të Elitës dhe gjininë e foshnjës.

Të martuar këtë vit janë edhe Mozzik dhe Loredana. Momentin kur reperi u bë baba, u publikua një fotografi, ku shkruante Loredana Aliu, gjë që nënkuptonte se ajo mori mbiemrin e Mozzik (Aliu).

Çifti u bë baba i një vajze, e cila po komentohet shumë pasi i kanë hapur llogari në Instagram dhe i kanë mbledhur mijëra ndjekës.

E para prej këngëtareve që u bë nënë gjatë 2018-ës është Zaimina Vasjari. Ajo në janar solli në jetë vajzën që e quajti Khloe.

Pas Zaiminës, nënë u bë edhe Xhensila Myrtezaj lindi vajzën e quajtur Ajka, që është kombinim i mbiemrit të Xhensilës MyrtezAJ dhe të bashkëshortit të saj, Bes KAllakut- AJKA, shkruan Ballkani.info.

Me fëmijë është bërë edhe Adelina Tahiri e cila në fund të muajit gusht solli në jetë djalin që e quajti Jon.
Edhe Labinot Gashi është bërë baba për herë të parë dhe vajzën e quajti Rroa.

Agon Amiga, Saimir Ujkani dhe Alban Mehmeti janë bërë baba poashtu.

Ndërsa, për 2019 prind do te bëhen edhe Almeda Abazi, Albatrit Muçiqi, Milot Llalloshi, Lyrical Son, Diellza Kolgeci, që i bie se po shtohen personazhe tjera për të qenë pjesë e mediave shqiptare.