Lajmi i fundit

Vdes Ali Lajçi, ish-kryetari i Pejës

Gjatë ditës së sotme ka vdekur ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Ballkani.info.

“Ndahet nga jeta Ali Lajqi,personalitet e atdhetar i shquar!Personifikim i të burgosurit politik të pathyeshëm.Prehu në tokën e Kosovës,aty ku të pushojnë përjetsisht ëndrrat për liri e bashkim kombëtar!”, ka shkruar ai.

Në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg. Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës./Ballkani.info/