Bali Muharremaj

Përfaqësues të BE-së dhe Ambasadorë në Suharekë te Bali Muharremaj, flasin për investimet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë ditës së enjte ka pritur në takim disa përfaqësues nga Bashkimi Evropian (BE) dhe ambasadorët e shteteve që janë në Kosovë për investimet që janë bërë në këtë komunë nga BE-ja.

Të pranishëm kanë qenë shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ambasadori francez, Olivier Guero, ambasadorin italian, Antonello De Riu.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, para mediave ka thënë se kanë biseduar për arsimin, shëndetësinë dhe regjistrimin e popullsisë.

“Gjatë takimit diskutuam për shëndetësinë, arsimin, regjistrimin e popullsisë, investimet në Komunë”, ka thënë ai.

I pari i Suharekës ka folur edhe për ndeshjen që pritet të zhvillohet sonte në basketboll ndermjet Yllit dhe Trepçës.

“Le të fiton ma i miri”, ka thënë ai.

Ndërsa, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szyong ka treguar se çka biseduan me kryetarin e Suharekës.

“Është një aktivitet shumë i rëndësishëm për ne sepse dëshirojmë  të tregojmë unitetin dhe veprimin  e përbashkët mes BE-së dhe Kosovës. Kemi biseduar për zhvillimin ekonomik, sfidat që përballët komuna me furnizim me energji elektrike dhe ujë, që do të bëjë jetën më të mirë për qytetarët. Edhe për çështjen e sigurisë dhe bizneset për interesat e tyre, e përfshimë pak edhe futbollin. Biseduam edhe për  çështjen  e arsimit dhe regjistrimin  e popullsisë”, ka thënë Szunyog.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharrmaj, përfaqësuesit e BE- së dhe ambasadorët e shteteve prezentë në Kosovë vizituan edhe dy kompanitë përfitues te grandeve.