alde

PDK në takimin e ALDE, flitet për emrin e Kallas si kryediplomate e mundshme e BE-së dhe Rutten si Sekretar i NATO-s

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës po marrin pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës. Në njoftimin e publikuar për media nga PDK thuhet se PDK po përfaqësohet Sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj.

 Temë diskutimi në këtë takim të ALDE siç njofton PDK është ldiershipi i ardhshëm i BE-së, me fokus të veçantë për pozitën që pritet të marrë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas si Përfaqësuese e Lartë e BE për politikë të jashtme në vend të Josep Borell.

Gjithashtu PDK njofton se delegatët e Këshillit të ALDE kanë mirëpritur edhe vendimin për emërimin e Mark Rutte në krye të NATO-s. Të dy këta vijnë nga familja politike e ALDE.

“Gjatë qëndrimit në Vilnius, delegacioni i PDK-së ka zhvilluar takime me lidershipin e ALDE dhe partive anëtare për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme për rrugën evropiane të Kosovës, me fokus të veçantë në Këshillin e Evropës dhe statusin kandidat në BE.PDK është anëtare me të drejta të plota në ALDE”, thuhet në njoftim.