Parashikimi i motit për të dielën

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm por pa reshje.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.