Kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit opozitar shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami është nisur drejt Shkupit për bisedime me VMRO-DPMNE për formimin e qeverisë së re.
Lajmin e bëri të ditur vetë Kasami për Euronews Albania, ku tha se në bisedime do të flitet për parimet e bashkëqeverisjes dhe për formimin e grupeve të punës.
Ai tha gjithashtu se qeverisja e ardhshme 4-vjeçare e Maqedonisë së Veriut do të jetë shumë më e mirë.
“Sot në Shkup koalicioni VLEN nis zyrtarisht bisedimet me fituesin e këtyre zgjedhjeve, VMRO për bashkëqeverisje, ku do të bisedohen parimet kryesore të bashkëqeverisjes. Do të bisedohet edhe për formimin e grupeve të punës për qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare. Siç është sot në Tetovë ditë me diell edhe e bukur, ashtu do të jetë edhe kjo qeverisje 4-vjeçare”, tha Kasmi për Euronews Albania.







