Afganistan

Shkon në mbi 150 numri i të vdekurve nga vërshimet në Afganistan

Numri i të vdekurve nga vërshimet në Afganistan është rritur nga 60 në 153, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme afgane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Abdul Mateen Qani, njoftoi poashtu se 138 persona janë lënduar në tri provinca.

Siç raporton Reuters, përcjell Klankosova.tv, autoritetet e talibanëve dërguan helikopterë për t’u dalë në ndihmë civilëve gjatë natës, pas pranimit të raportimeve se mbi 100 njerëz kishin mbetur të bllokuar.

Ndërsa, shumë njerëz kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa transporti, uji dhe sistemet e kanalizimit “janë penguar rëndë”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.