Pamje/ Situata në Kiev dhe Odessa pas pushtimit rus

Raketat ruse goditën një numër të madh objektivash brenda Ukrainës që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa forcat ruse janë futur tashmë nga disa drejtime në territorin ukrainas.

Ka raportime për futjen e tankeve nga Krimea, nga rajoni i Belgorodit në drejtim të Kharkivit si edhe nga territori i Bjellorusisë.

Në një reagim të fundit, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba tha se ushtria po përballet me agresionin rus dhe është pozicionuar mirë, ndërsa ushtria raporton se kanë rrëzuar shtatë avionë ruse në lindje të vendit.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për radhë të gjata makinash që duan të ikin nga Kievi, ndërkohë që ka raportime ende të pakonfirmuara se tanket ruse gjenden shumë pranë qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, raporton abcnews.al.