Video

Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane Viola Amherd dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Osmani tha se Kosova është në Samitin që po mbahet në Zvicër për Ukrainën për të treguar mbështetje e shtetit për lirinë e Ukrainës.

“Ne jemi këtu për të ripërkushtuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës! #RrugaToPaqes #UAPeaceSummit “, ka thënë Osmani.

Në këtë Samit po marrin pjesë liderë edhe nga vende të tjera.