Me një baner ku shkruante “Krejt dhe drejt nuk është kryeministër”, disa banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre rreth shpronësimit të tokave të tyre për nevoja të KEK-ut.
Arsim Mjeku, banorë i Shipitullës, tha se Korporata Energjetike e Kosovës ua ka marrë të gjitha tokat, duke ua lënë vetëm 5 për qind shtëpi.
Ai shprehur shqetësimin se banorëve të këtij fshati nuk po u lejohet të ndërtojnë shtëpi, e as hapjen e ndonjë biznesi, me arsyetimin se do të bëhet shpronësimi i gjithë fshatit.
Mjeku ka thënë se Qeveria dhe KEK-u nuk i kanë marrë parasysh kërkesat dhe shqetësimet e tyre, që viti 2004.
@ballkani.info Banorët e Shipitullës protestojnë para Qeverisë, “Krejt dhe drejt nuk është kryeministër” #albinkurti #kosovo #lvv ♬ original sound – Ballkani.info







