Orientimi seksual përfshihet në Ligjin Kundër Diskriminimit

Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë Veriore kanë miratuar Ligjin e ri për Mbrojtjen dhe Parandalimin nga Diskriminimi.

Risia e këtij ligji është se për herë të parë, orientimi seksual dhe identiteti gjinor, përfshihen si baza për mbrojtje nga diskriminimi.

Aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBTI, në Maqedoninë Veriore dhe në vendet e rajonit kanë mirëpritur këtë vendim.

Sipas tyre, kjo është një fitore e këtij komunitet.