Man Utd

Zbulohet se sa para do të rikuperojë Man Utd me shitjen e Sanchos dhe Greenwood

Man United pritet t’i shesë dy lojtarët e huazuar Mason Greenwood dhe Jadon Sancho në verë, pasi të dy sulmuesit anglez nuk kanëtë ardhme në klub.

Megjithatë, sipas Ben Jacobs të CBS Sports, klubi po kërkon të gjenerojë fonde të mëdha nga shitjet e dy anësorëve anglezë gjatë verës.

Hierarkia e Man United shpreson se ata mund të marrin një tarifë të kombinuar prej 100 milion eurove ose më shumë duke larguar përgjithmonë Sancho dhe Greenwood.

Ai tha për GiveMeSport: “Dhe nëse kuptojmë se Manchester United në fillim të afatit kalimtar, ashtu si verën e kaluar, do të ketë licencën për të shpenzuar deri në rreth 100 milionë funte dhe po kërkon të sjellë rreth dy lojtarë, nëse mund të marrin ose 100 milion funte ose mbi 80 milion funte në fund për Sancho, plus Greenwood, atëherë ose do t’i vendosë ata në një pozicion të shëndetshëm për të nisur afatin kalimtar, ose do t’i lejojë ata të lëvizin herët në treg”, tha Jacobs.

Djajtë e Kuq po përpiqen qartë të përmirësojnë skuadrën e tyre në verë duke përvetësuar fonde të mëdha nga shitjet e lojtarëve, pasi paratë e fituara nga shitja e lojtarëve ka të ngjarë të riinvestohen në nënshkrimin e zëvendësuesve të tyre.

Synimi i gjigantit anglez është që Sanchon ta shes për 50 milionë euro dhe Dortmund duket se janë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë.

Megjithatë duket e vështirë që nga Greenwood të marrin 50 milionë euro, edhe pse ka skuadra të interesuara për lojtarin që ka shkëlqyer me Getafen.