Dialogu

Ekspertja Tromp: Pahori në vend të Lajçakut shumë e rëndësishme, sllovenët e dinë si i dështon Beogradi negociatat

Ardhjen e mundshme të ish-Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në krye të dialogut Kosovë-Serbi e mirëpret shumë ekspertja dhe profesoresha në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp.

Çështje e rëndësishme është se Sllovenia vetë ka qenë palë në shumë negociata të dështuara me Serbinë që nga 1980’at dhe e di trurin politik – ose të themi oktapodin politik – me të cilin funksionon Beogradi”, tha Nevenka Tromp për Nacionale.

Sllovenia i ka qëndruar një pozicioni konsekuent ndaj Kosovës që nga 1980’at pavarësisht se cila qeveri ka qenë në pushtet atje. Që nga mbështetja e minatorëve në 1988 dhe 1989 që parapriu revokimin e autonomisë së Kosovës nga Serbia e deri në luftën e viteve 1998-1999”, shtoi ajo.

Pahor si djalë i ri dhe mëvonë si politikan i suksesshëm është i formësuar nga kjo histori. Jam i sigurt që gjatë mandatit të tij katër vjeçar Pahor do të bëjë ndryshime të ndjeshme krahasuar me pararendësit e tij”, na tha Tromp.