Një tjetër person humb jetën nga i ftohti, këtë herë në Shkodër

Një 57-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në Shkodër.

A.Grreth, punonte si roje në Drejtorinë Rajonale të Punësimit dhe trupi i pajetë i tij është gejtur në mëngjes.

Sipas policisë, ai ka pësuar infarkt, por nuk përjashtohet mundësia që shkaku i vdekjes të jetë i ftohti, pasi temperaturat në ditët e fundit kanë qenë tepër të ulëta, veçanërisht në Shkodër.