MIMPH

Një stacion shtesë për Monitorim të Cilësisë së Ajrit në Prishtinë

Edhe një stacion shtresë për Monitorim të Cilësisë së Ajrit, iu shtua Prishtinës.

Kështu bëri të ditur ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

“Në kuadër të detyrave dhe aktivitete tona, tani kemi vendosur një stacion mobil në Kodrën e Trimave, stacion ky, i pajisur me të gjitha parametrat e nevojshëm, ashtu siç janë edhe stacionet e tjera për monitorimin e cilësisë se ajrit”, shkroi Aliu në Facebook.