Ngritet padi ndaj Dick Martyt

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se si i autorizuar nga Mersin Katuçi ka përgatitur kallëzim penal ndaj senatorit zviceran Dick Marty.

Kallëzimi penal vjen pasi që sipas Katuçit, Marty kishte shkuar i maskuar në shtëpinë e tij edhe pse në shtëpinë e familjes Katuci nuk ishte gjet asnjë prove për trafikim të organeve njerëzore.

“Kallezim penal dhe padi civile do te ushtrohet edhe kunder ish Kryeprokurores te Tribunalit te Hages znj.Carla Del Ponte, sepse ne librin e saj perdori te dhena të rrejshme per krimet e pretenduara te UÇK-se e qe ishte shfrytezuar nga Dick Marty per raportin e tij famëkeq”, ka shkruar Gashi.