Muric pas ndeshjes: Luftuam kundër 12 njerëzve

Ishte shpëtmitari i Kosovës në takimin e sotëm, Aro Muric thotë se gjyqtari izraelit ishte lojtari i 12 për grekët.Gardiani i Kosovës, Aro Muric ishte figura kryesore e takimit të katërt të grupit tonë në Ligën C.

Shtatëlarti priti penalltinë e kapitenit grek në minutën e 20’ të takimit, si dhe mbajti pë 96 minuta lojë të paprekur portën, shkruan Ballkani.info.

Por portieri i Kombëtarës kosovare dhe Gironas, përmes Facebook-ut, shprehu indinjatën e tij karshi referit, që ishte as më pak e as më shumë se tendencioz.“Ne luftuam kundër 12 lojtarëve”, u shpreh Muriç. /Ballkani.info/