Momenti kur policia hedh sprej në drejtim të Armend Dallkut VIDEO

Gjilani e ka mundur 2:1 Prishtinën në një duel mes skuadrave pretendente për titull në Ipko Superligë, duke ia shkaktuar kështu disfatën e parë bardhekaltërve që prej rikthimit të futbollit pas pandemisë Covid-19.

Franc Veliu dhe Gerhard Progni i shënuan golat e triumfit për Gjilanin në Stadiumin e Qytetit në Gjilan të mërkurën dhe skifterët tani e kalojnë Prishtinën për një pikë në renditje duke kaluar në pozitën e tretë,

Pas ndeshjes, në fushë janë parë tensione, ku ka ndërhyrë edhe policia. Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku dhe futbollistët e tij i janë afruar gjyqtarëve për të kërkuar llogari për përjashtimin me të kuq të portierit Visar Bekaj, shkruan Ballkani.info.

Kjo ka bërë që policia të përdor piper sprej që t’i largojë ata. Ai që e ka pësuar gjatë kësaj ndërhyrje ka qenë vetë trajneri Armend Dallaku.