Tensione pas ndeshjes në Gjilan, policia përdor sprej, lëndohet Armend Dallaku FOTO

Gjilani e ka mundur 2:1 Prishtinën në një duel mes skuadrave pretendente për titull në Ipko Superligë, duke ia shkaktuar kështu disfatën e parë bardhekaltërve që prej rikthimit të futbollit pas pandemisë Covid-19.

Franc Veliu dhe Gerhard Progni i shënuan golat e triumfit për Gjilanin në Stadiumin e Qytetit në Gjilan të mërkurën dhe skifterët tani e kalojnë Prishtinën për një pikë në renditje duke kaluar në pozitën e tretë,

Pas ndeshjes, në fushë janë parë tensione, ku ka ndërhyrë edhe policia. Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku dhe futbollistët e tij i janë afruar gjyqtarëve për të kërkuar llogari për përjashtimin me të kuq të portierit Visar Bekaj, shkruan Ballkani.info.

Kjo ka bërë që policia të përdor piper sprej që t’i largojë ata. Ai që e ka pësuar gjatë kësaj ndërhyrje ka qenë vetë trajneri Armend Dallaku.

Gjithsesi, Gjilani ngel tri pikë prapa lideres dhe rivalit, Dritës, e cila ndeshjen e kësaj jave e zhvillon kundër Feronikelit të enjten.

Për më tepër, Gjilani ia ndërpreu Prishtinës një ecuri të përsosur prej shtatë fitoreve dhe një barazimi në të gjitha garat që prej rikthimit të futbollit pas pandemisë koronavirus.

Kjo ishte humbja e parë për skuadrën e Armend Dallkut në nëntë ndeshje dhe si pasojë bën që ajo të mbetet në vendin e katërt dhe katër pikë prapa lideres, e cila nëse fiton me Feronikelin do ta çojnë në shtatë pikë epërsinë në një garë të nxehtë për titull.

Pas një pjese të parë pa gola, Gjilanit iu desh rreth një çerek lojë për ta fituar takimin në pjesën lojën e dytë.

Veliu e theu akullin në minutën e 53-të, duke e kaluar Gjilanin në epërsi, para se Progni ta dyfishonte atë në minutën e 66-të.

Thaçi shënoi në minutën e 81-të për ta ngushtuar epërsinë dhe për t’i dhënë bardhekaltërve mundësinë ta shmangin humbjen, synim që nuk u arrit, megjithatë, pasi Gjilani ia doli të mbahej në 10 minutat e fundit. /Ballkani.info/