Mjegull në interpretimin e Kushtetutës, zgjedhje të reja apo Qeveri e re?

Pas iniçimit të mocionit të mosbesimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 82 vota u rrëzua Qeveria Kurti, Qeveria me jetëgjatësinë më të shkurtër në historinë e re të Kosovës.

Arsyet e LDK-së ishin dy. 1. Mos heqja e taksës sipas kërkesës së SHBA-së, që taksa të hiqet pa kushte 2) Shkarkimi i Agim Veliut. Për të dyat, Albin Kurti kishte arsytimet e tij. Për taksën tha së po respekton marrëveshjen bashkë-qeverisëse me LDK-në për vendosjen e reciprositetit derisa për shkarkimin e nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut tha se nuk respektoi Qeverinë duke shpërndarë panik për gjendje të jashtëzakonshme. 

Kosova po përballet me virusin coivd-19 dhe shumë sektore janë bllokuar në vend është bllokuar, madje për këtë ka edhe pako emergjente fiskale. Përkundër gjendjes po vazhdon beteja për interpretimin e Kushtetutës, si akti më i lartë juridik i shtetit të Kosovës që rregullon edhe çështjen e formimit të Qeverisë, shkruan Ballkani.info.

Isa Mustafa po kërkon një Qeveri të Unitetit, të njëjtën po e kërkon  edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, por kjo po kundërshtohet politikisht nga Kurti.

Për këtë është deklaruar edhe nga ish-kryetari I Gjykaës Kushtetuese, Enver Hasani.

Hasani ka theksuar se nëse rrëzohet qeveria, presidenti ia kërkon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka dalë e para në zgjedhje, emrin e kandidatit për kryeministër brenda 15 ditësh. Nëse LV-së nuk e ka kandidatin tjetër, atëherë brenda 10 ditësh presidenti duhet ta gjejë një kandidat të tretë. Sipas tij, kandidati i tretë mund të caktohet në bashkëpunim me partitë, dhe ai kandidat i cili i ka edhe votat në Kuvend. Nëse dështon edhe kandidati tjetër, sipas Hasanit, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, për shkuarjen në zgjedhje duhet të ketë edhe vullnet të partive politike”, ka thënë Hasani në një intervistë televizive.

Por, çfarë thotë Kushtetuta e Kosovës për shpërndarjen e Kuvendit që do të nënkupton zgjedhje të jashtëzakonshme?.

Neni 82 [Shpërndarja e Kuvendit]

1. Kuvendi shpërndahet në këto raste: (1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria; (2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës; – 30 – (3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës.

2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Këtë pjesë të Kushtetutës së Kosovës e ka përdorur kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti. Gjykata Kushtetutuese publikisht deklaroi që Kosova momentalisht ka Qeverië në dorëheqje dhe jo Qeveri në detyrë.

“Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për ecjen përpara është ai 82.2: “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”. Këtu, folja jokalimtare ‘mund’ nuk është ajo e një mundësie subjektive të zgjedhjes, por e lejes për të proceduar nga një autoritet. Nuk është e rastësishme që në verzionin në anglisht të Kushtetutës sonë, fjala ‘mund’ nuk është ‘can’ por ‘may’. Sëkëndejmi, neni 82.2 është dispozitë e lejimit dhe jo e përzgjedhjes. Presidenti i Republikës së Kosovës, në vend se të hutohet me nenin 95 te Kapitulli VI i Kushtetutës (Qeveria e Republikës së Kosovës), duhet të fokusohet në nenin 82 te Kapitulli IV (Kuvendi i Republikës së Kosovës). Njëherazi, togfjalëshat e tij kundërkushtetues të deklaruar publikisht si “qeveri e re” apo “kritere mbizotëruese” nuk ndriçojnë rrugën përpara. Përkundrazi”, ka shkruar ndër tjerash Kurti në një postim të gjatë në Facebook.

Por, çfarë thotë neni 95 i Kushtetutës së Kosovës.

Neni 95 [Zgjedhja e Qeverisë]

1. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për

Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e

nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet

përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të

Kuvendit të Kosovës.

4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i

Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës

procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall

zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria

bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin

që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.

6. Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj.

Madje, nëse nuk shkohet në zgjedhje janë paralajmëruar protesta të dhunshme nga zyrtarë të VV-së në Shqipëri, por edhe nga kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri i cili tha se mund të ketë vëllavrasje për të cilën deklaratë prokuroria e Mitrovicës ka nisur hetimet duke u cilësuar si vepër e mosdurimit dhe thirrjes për destabilizim.

Presidenti i Kosovës po kërkon një Qeveri gjithpërfshirëse në Kohen kur nga Kosova po kërkohet ta nënshkruajë një marrëveshje me Serbinë – madje për këtë administrate Trump është shumë e fokusuar që të gjendet një zgjedhje.

Ende nuk dihet çfarë do të ndodh, zgjedhje të jashtëzakonshme apo Qeveri e re. /Ballkani.info/