UÇK

Mirena: Gjatë manifestimeve për ditët e çlirimit u tentua të shmanget përmendja e UÇK-së

Gazetari Ilir Mirena ka thënë se gjatë manifestimeve të ndryshme për 25 vjetorin e çlirimit u tentua të shmanget ose të përmendet sa më pak Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Nese ky emër ju ngushton e ju bon me u ndier keq, e pak ne marre, shmangeni. Mos e përmendni.” – ka shkruar ndër të tjera Mirena.

Postimi i plotë:

Po besoj e keni verejtur tendencen qe gjate ketyre diteve ne kremtimet e 25 vjetorit te çlirimit nga Serbia, neper manifestime te ndryshme, tentohet te shmanget, ose mundesisht sa me pak te permendet Ushtria Çlirimtare Kosoves….

Ani more, mos e përmendni.

Nese ky emër ju ngushton e ju bon me u ndier keq, e pak ne marre, shmangeni. Mos e përmendni.