Milani e Atalanta ndahen baras

Milani e Atalanta i kanë ndarë pikët, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të të Serie A.

Kuqezinjtë dhe Zikaltrit barazuan 1:1, në ndeshjen e zhvilluar sonte në San Siro.

“Rossoneri” kanë kaluar të parët në epërsi me golin e bukur të realizuar nga Hakan Calhanoglu nga gjuajtja e lirë.

Më pas, portieri Giggio Donnarumma e ka pritur penalltinë e Ruslan Malinovskyt në minutën e 26-të pasi paraprakisht Lucas Biglia shkaktoi penallti në zonën e rreptësisë.

Pa kalur mirë 8 minuta, respektivisht në minutën e 34-t, ekipi nga Bergamo i barazoi shifrat me anë të Duvan Zapatas pas gabimit të mbrojtjes së vendësve.

Në vazhdim, të dyja skuadrat i patën rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin.

Atalanta e lëshoi një mundësi për t’iu afruar liderit Juventus në vetëm tri pikë, edhe pse “Bianconeri” e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ekipi nga Bergamo mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 75 pikë të grumbulluara.

Nga ana tjetër, “Rossoneri” e vazhduan serinë pa humbje që nga rikthimi i futbollit pas pandemisë koronavirus.

Milani gjendet në pozitën e gjashtë me 60 pikë dhe e vazhdon synimin për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm.