Xhensila

Me fustan transparent dhe lëvizje sensuale, Xhensila Myrtezaj shfaqet tejet provokuese në një koncert

Xhensila Myrtezaj, një ndër emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj të fundit gjatë një performance.

Këngëtarja i ka dhënë një ton të ri definicionit të performancës “live” me një shfaqje që ka lënë pak vend për imagjinatën.

Veshur me një fund të gjatë dhe paksa transparent, Xhensila ka bërë që temperatura të ngrihen në koncert.

Foto: Screenshot

Ndërsa në këtë video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, mund të shihen qartë të brendshmet dhe format e saj trupore.

Performanca, e cila është cilësuar si sensuale dhe provokuese, ka shkaktuar një valë fishkëllimash dhe brohoritjesh nga pjesëmarrësit që ishin të pranishëm për të dëgjuar dhe parë nga afër artisten.

Megjithatë, në rrjetet sociale, jo të gjithë janë treguar po aq mbështetës. Videoja ka nxitur një mori reagimesh ndër të cilat bie në sy një numër i konsiderueshëm komentesh negative. 

@leotafaa #fypシ ♬ original sound – 𝗟𝗘𝗢