Sot janë publikuar pamje të tmerrshme ku një burrë shihet duke e rrahur brutalisht një grua në Prizren.

Për këtë zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se i dyshuari është identifikuar dhe se po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

“Te nderuar lidhur me rastin, sapo është publikuar video regjistrimi, hetuesit e stacioit Policor të Prizrenit kane ndermarr veprime hetimore dhe eshte identifikuar i dyshuari, jane duke punur në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha Bytyqi.

Sipas informacioneve të para, çifti janë nga komuniteti rom.