“Mbretëresha e dramave” – Vuçiq, nesër e takon Partiarkun serb për ta ngushëlluar që nuk u lejua të hynte në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nesër do të takohet me Patriarkun Porfirije lidhur me situatën në Kosovë.

Patriarku dhe Vuçiq do të takohen në Patrikanë, ku më pas do t’ju drejtohen mediave, raporton Tanjug.

Kujtojmë se e Policia e Kosovës sot rreth orës 14:30, në vendkalimin kufitare në Merdare, nuk e ka lejuar Porfirije të hyjë në Kosovë. Ai erdhi deri në Merdare, përkundër letrës që i ishte dërguar nga institucionet e Kosovës se nuk do të lejohet të hyjë pa i plotësuar disa kushte.