Llapit i bashkohet qendërmbrojtësi Halili

Klubi i futbollit Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për tre vjet me qendërmbrojtësin 18-vjeçar Gentrit Halili.

Halili është bashkuar te Llapi pas largimit nga Ferizaj.

“KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me qendërmbrojtësin 18 vjeçar Gentrit Halili. Halili është reprezentues i Kosovës U19 dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ferizajt. Gentrit Halili, 18 vjeç i ditëlindjes 14.12.2001, i gjatë 1.84 m është qendërmbrojtës. Halili është bashkuar sot me skuadrën dhe do vijoj të jetë pjesë e klubit në 3 vitet e ardhshme! Paç suksese në edicionin e ri Gentrit”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.